AKTUALITET, 20 Shkurt 2020, 16:16

“PD vendos në pikëpyetje Reformën në Drejtësi”, Bylykbashi i përgjigjet Gjinkurit: Synim i vetëm i PS, të blejë vota. Qeveria kujdestare garanci

“PD vendos në pikëpyetje Reformën në

Përfaqësuesi i PD-së në tryezën për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, i është përgjigjur Damian Gjiknurit, pasi ky i fundit tha se “PD vendos në pikëpyetje Reformën në Drejtësi”.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Bykykbashi theksoi se, qëllimi i vetëm për PS-në është që të vazhdojë të blejë vota dhe të përdorë kriminelët në zgjedhje.

“Qendrimet e PS ne reforme synojne qe vjedhjes se zgjedhjeve t’i vendosin vulen e gjykatesve qe kane vene nen thunder dhe presion politik me vetingun, sic e thote troc ODIHR ne raportin perfundimtar per 30 qershorin 2019.”, shkruan përfaqësuesi i PD-së, ndërsa shton se propozimi i opozitës për qeveri kujdestare është garancia që masat e reformës zgjedhore nuk mbeten vizatime në letër.

REAGIMI I BYLYKBASHIT

Deklaratat e sotme te perfaqesuesit te Kryeministrit ne Reformen Zgjedhore, nuk jane asgje tjeter vecse kushtezim i saj me nje qellim te vetem: te bllokojne reformen zgjedhore dhe PS te vazhdoje te bleje vota dhe te perdore kriminelet.

Qendrimet e PS ne reforme synojne qe vjedhjes se zgjedhjeve t’i vendosin vulen e gjykatesve qe kane vene nen thunder dhe presion politik me vetingun, sic e thote troc ODIHR ne raportin perfundimtar per 30 qershorin 2019.

OSBE/ODIHR e tha qarte se me 30 qershor 2019 votimet u kryen pa marre ne konsiderate interesin e zgjedhesve per te zgjedhur te lire dhe ne fshehtesi dhe per pluralizem demokratik. Opozita e bashkuar, ne perputhje me angazhimin e saj publik ka bere propozime qe synojne te mbrojne voten e shqiptareve nga kriminelet dhe te korruptuarit qe rrethojne Edi Ramen.

Propozimi i Opozites se Bashkuar per nje qeveri kujdestare pa Edi Ramen ‎eshte garancia qe masat e reformes zgjedhore nuk mbeten vizatime ne leter, por garantojne realisht interesin e zgjedhesve shqiptare. Opozita nuk pranon reforme farse por vetem nje reforme zgjedhore te vertete!