TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shtatëmbëdhjetëvjeçar nga Graçanica është bërë i pari serb i Kosovës që do të luajë në ekipin kombëtar për skuadrën Nën-19 vjeç.
Jakob Weizman – Prishtinë – BIRN
Shtatëmbëdhjetëvjeçari Ilija Iviç, nga qyteti i Gracanicës, i banuar kryesisht nga serbë, afër kryeqytetit, Prishtinë, ka vendosur të bëhet futbollisti i parë serb i Kosovës në ekipin kombëtar në skuadrën e saj Nën-19 vjeç, pasi pranimit të ftesës.
Iviç e mori ftesën nga trajneri i ekipit, Ramiz Krasniqi, si një përpjekje e tij për të lënë pas një fushatë katastrofike në kualifikueset e Kampionatin Europian U-19 të organizuar nga UEFA, duke mos arritur të kualifikohet, me vetëm një pikë në tri ndeshje.
"Si trajner, unë nuk jam aspak i interesuar për kombin ose fenë e dikujt. Ai është një nga talentet më të mëdha. Ai është një lojtar jashtëzakonisht shtatlartë, një lojtar shumë inteligjent dhe një djalë që ka treguar se ne mund të besojmë tek ai në ndeshje,", tha Krasniqi në një intervistë për median serbe “Danas”.
Iviçi kohët e fundit nënshkroi kontratën e tij të parë si profesionist me KF Flamurtari, një ekip që luan në shkallën më të lartë të kompeticionin e futbollit në vend, Superligën e Kosovës.
Ai shprehu krenarinë e tij për të përfaqësuar ngjyrat e ekipit, duke minimizuar çdo çështje të bazuar në përkatësinë e tij etnike.
"Unë kam qenë pjesë e Flamurtarit për tre vjet dhe ndihem në shtëpi, të gjithë më kanë pranuar dhe gjithçka është në rregull," i tha Iviçit gazetës kosovare online “Telegrafi”. "Për mua është një ndjenjë e mirë, sepse puna dhe cilësia ime janë vlerësuar, kjo më jep një shtysë edhe më të madhe për të vazhduar më tej."
Trajneri i Flamurtari, Synaj Keqi, gjithashtu vlerësoi aftësinë e lojtarit. Arbnor Morina, drejtori i klubit, tha se nuk kishte asnjë problem në nënshkrimin e tij në një kontratë profesionale, duke përmendur se babai i tij e kishte nënshkruar atë, kur ai ishte ende i mitur vite më parë.
"Nuk kisha dilema të ulesha dhe të flisja që ai të ishte një pjesë e Flamurtarit," tha Morina.
Serbi i Kosovës pritet të bëjë debutimin e tij këtë sezon, pasi është stërvitur me ekipin në Turqi gjatë përgatitjeve të muajit të kaluar për gjysmën e dytë të sezonit 2019/20, ku Flamurtari do të luftojë për vendin e tij më të mirë në ligë.
"Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të jem pjesë e një ekipi të madh europian," tha Iviç në intervistë.