AKTUALITET, 30 Dhjetor 2019, 11:02

Çmimi i drejtorit sportiv më të mirë, Tare: Kënaqem me Lazion

Çmimi i drejtorit sportiv më të mirë, Tare: Kënaqem


Lazio është padyshim skuadra e momentit jo vetëm në Serie A por në të gjithë kampionatet elitare të Europës.

Tetë fitore radhazi dhe fitimi i Superkupës së Italisë kundër Juventusin bënë që viti 2019 të mbyllej në perfeksion.

Arkitekti i kësaj skuadre, Igli Tare, nga Dubai, ku ishte i pranishëm në ceremoninë e “Global Soccer Awards” (ishte kandidat për çmimin “Drejtori Sportiv i Vitit), ku fitues u shpall drejtori sportiv i Atletico Madrid, Andrea Berta. Në një intervistë Tare ka bërë një skaner të sezonit të Lazios deri në këtë momente.

Lazio ka zhvilluar një pjesë të parë të sezonit të madhe, cila është vlera e vërtetë e kësaj skuadre?

Duhet të vazhdojmë me fitoret dhe të bindim, siç kemi bërë dy herë përballë Juventusit brenda dy javësh. Tregon vlerën e vërtetë të kësaj skuadre, por duhet të jemi të përulur dhe të shohim nga e ardhmja me më shumë vendosmëri.

Përulësi, por jo shumë, nëse kjo Lazio kërkon të luftojë për titullin…

Duhet të jemi të uritur për suksese, fitorja të ndihmon të fitosh përsëri. E dimë që do të jetë një pjesë e dytë e kampionatit shumë e vështirë dhe jemi të përgatitur për atë që na pret.

Është bukur të mos kesh mundësi të fshihesh?

Ne nuk jemi fshehur kurrë, nga fillimi i sezonit kemi thënë që kjo skuadër duhet të luftojë për një vend në Champions.

Për momentin, të flasësh për diçka tjetër është e parakohshme. Nëse 4-5 javë para fundit do të jemi në garë për diçka më shumë, do të jemi shumë të lumtur dhe nuk do të fshihemi.