AKTUALITET, 30 Maj 2018, 23:11

Çfarë po ndodh te Gjermania? Plas sherri në stërvitjen e kombëtares

Përplasjet e forta fizike janë shënuar te skuadra kombëtare e Gjermanisë në seancën e fundit stërvitore.

Pas një faulli të rëndë në një minindeshje, Kimmich dhe Rudiger u konfrontuan fizikisht mes tyre dhe u desh vetëm ndërhyrja e stafit dhe lojtarëve të tjerë për të evituar përshkallëzimin e sherrit.

Miroslav Klose, asistent i trajnerit Lëv ishte mes atyre që uli tensionin mes lojtarit të Bayern dhe mbrojtësit të Chelsea.

Në të njëjtën seancë, mesfushori Julian Draksler u godit nga një bërryl duke kërkuar ndihmën mjekësore pasi qëndroi disa minuta në tokë.

Mbrojtësi Mats Humels e përshkoi situatën si një luftë sportive për fanellën e titullarit dhe brenda kufijve të normalitetit.

Gjermania kampione e botës, është në grupin F në turneun e kësaj vere, së bashku me Meksikën, Korenë e jugut dhe Suedinë.

  

 

2