AKTUALITET, 9 Mars 2020, 21:30

Konsullja shqiptare në Milano: Një grua nga Durrësi ndërroi jetë nga koronavirusi në Itali

Konsullja shqiptare në Milano: Një grua nga Durrësi ndërroi

Konsullja shqiptare në Milano, Anila Pojani, në një lidhje direkte me emisionin "Real Story", ka deklaruar se një grua shqiptare me origjinë nga qyteti i Durrësit, ka humbur jetën ditën e djeshme në Itali.

Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka pësuar arrest kardiak dhe ka qenë e infektuar me koronavirus.

"Jemi kontaktuar nga një agjensi funebre dhe kur kemi shqyrtuar dokumentacionin, kemi konstatuar që qytetarja nga Durrësi, ka ndërruar jetë, për shkak të arrestit kardio-respirator dhe ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Kemi kontaktuar të afërmit ë saj, të cilët janë gjithashtu në karantinë", u shpreh Konsullja.

Deri më tani në Shqipëri rezultojnë të infektuar me koronavirus dy persona, të cilët po marrin mjekim në spitalin Infektiv.

Qeveria ka njoftuar mbylljen e institucioneve arsimore dhe ka bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë masa të higjenës personale, veçanërisht larjen e duarve.

Gjithashtu, janë anulluar dhjetëra fluturime në drejtim të Italisë.

/TPZ.al/

Dhjetë rregullat që duhet të ndiqni sipas Ministrisë së Shëndetësisë: