AKTUALITET, 28 Dhjetor 2018, 18:31

Çështja “Syri i Popullit”, dëshmon para gjykatës Hashim Thaçi

Çështja “Syri i Popullit”, dëshmon para

Seanca për çështjen “Syri i Popullit”, ka përfunduar. Dëshmitari i fundit ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më herët kishte kërkuar që seanca të mbahet e mbyllur, me arsyetimin se rrezikohej sekreti shtetëror.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi ka paralajmëruar se do të denoncojë Kadri Veselin.

Sipas tij sjellja e këtij të fundit gjatë seancës së sotme, ka dëshmuar se gjykatat nuk janë të pavarura.

“Sot ka ndodhur diçka e çuditshme, kryeparlamentari i Kosovës shkel me dy këmbët ligjin. Kryeparlamentari i Kosovës sulmon të akuzuarit. Kryeparlamentari i Kosovës fyen të akuzuarit. Kryeparlamentari i Kosovës i fyen edhe mbrojtësit e tyre. Andaj ky nuk është nivel i një kryeparlementari dhe kjo flet mjaft se në çfarë gjendje jemi. Është vërtetuar që ky gjyqësor me të vërtetë nuk është i pavarur. Ky gjyqësor nuk guxon t’ia tërheq vërejtjen kryeparlamentarit. Ky gjyqësor tregoi që kryeparlamentari i Kosovës është më i madh se gjykatësit”, tha ai.

Krasniqi ka njoftuar se në këtë seancë është vendosur, që seanca e radhës të mbahet me 25 janar.