TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurorja e Përgjithshëm Arta Marku ka kërkua hetim disiplinor për 10 prokurorë që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi”.
Ky urdhër vjen pas ngjarjes së një dite më parë, ku në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, prokurorët refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Prokurorët që do të kalojnë në hetimin disiplinor janë:
Olsian Çela
Përparim Kulluri
Behar Dibra
Sonila Muhametaj
Arenc Çela
Edvin Kondili
Pranvera Pustina
Eugen Beçi
Blerim Tominaj
Besim Hajdarmataj.