TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria europiane e futbollit po këmbëngul që sezoni aktual duhet të mbyllet në fushën e lojës dhe prej muajsh tashmë, ata po studiojnë situatën me qëllim ndërtimin e një skenari dhe vendosjen e datave të rifillimit. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ka folur për mediat dhe ka pranuar se ekzistojnë një sërë skenaresh mbylljeje.
Ai shprehet se sezoni duhet të mbyllet, pasi ndryshe do të kishte dëme të mëdha financiare dhe deklaron se duhet ta bëjnë para muajit shtator, pasi ndryshe do të kishte shumë vështirësi të rakordoheshin datat e sezonit të ardhshëm.
“Është shumë herët të themi se nuk mund ta përfundojmë sezonin. Ndikimi ekonomik do të ishte i jashtëzakonshëm. Ne do të respektojmë vendimet e autoriteteve dhe do presim derisa të jemi në gjendje të luajmë. Po vlerësojmë një seri opsionesh bazuar në datat kur mund të rifillojmë. Megjithatë duhet të them se do të ishte shumë e vështirë ta mbyllnim sezonin aktual në muajt shtator apo tetor, pasi do rëndonte shumë në kalendarin e sezonit të ardhshëm”, u shpreh Ceferin.