SPORT, 19 Prill 2020, 23:09

Lajm i trishtë për sportin shkodran, ndahet nga jeta presidenti i skuadrës së hendbollit

Lajm i trishtë për sportin shkodran, ndahet nga jeta presidenti i

Një lajm i papritur ka tronditur ambientin sportiv në Shkodër. Sot është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare Nikolin Karroca, i cili njihej në qyetin verior si një ish-sportist e drejtues i suksesshëm në sport.

Në vitet 1987-1993, ai ishte pjesëtar i ekipit të hendbollit Vllaznia duke u bërë edhe pjesë e ekipit kombëtar të kësaj disipline. Pas emigrimit në Itali, ai u largua paksa nga ky sport, por me kthimin në Shkodër, u rishfaq përsëri pranë tij si investitor, duke u bërë presidenti i klubit ku kishte luajtur për disa vite, ndërsa arriti ta kthente te titulli kampion skuadrën shkodrane.

Karroca u nda nga jeta në mënyrë të papritur pas një infarkti , duke tronditur shumësportëshin në Shkodër ku ai ka qenë një nga figurat e spikatura. Në anketën e krijuar nga SK Vllaznia për 100 vjetorin e krijimit të klubit, ai u zgjodh si një nga figurat përfaqësuese të sportit të hendbollit në qytet.