TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gianni de Biasi sot ka dhënë një intervistë për gazetarin Gianluca di Marzio. Ai ka theksuar se gabime si Alaves nuk do të ketë më në karrierën e tij dhe se, koronavirusi i ka prishur punë për gjetjen e një skuadre të re.
“Nuk ishte e lehtë të punoja me Shqipërinë, pasi i takoja shumë rrallë lojtarët. U largova, sepse mbaroi një farë cikli dhe ishim të tretët në renditje. Gjithsesi, përpara kishim ekipe si Spanja dhe Italia. Mendova që do të ishte më mirë, që pasardhësi im të niste punën për të pasur më shumë ndeshje në dispozicion”.
“Më mungonte motivimi dhe doja ta ndjeja veten të rëndësishëm ose në piedestal. Sigurisht, për punën që bëra mora edhe mirënjohje nga shteti. E ardhmja? Gabime si Alaves nuk do të bëj më. Ata nuk kuptonin nga futbolli. Kisha shanse për të shkuar në Iran, por koronavirusi na prishi planet”.