SPORT, 19 Prill 2020, 15:16

Nuk ka qetësi Inter-Icardi, sulmuesi dhe agjentja Wanda Nara presion klubit për t’u transferuar në këtë skuadër

Nuk ka qetësi Inter-Icardi, sulmuesi dhe agjentja Wanda Nara presion klubit


Mauro Icardi duket se ka marrë një vendim për destinacionin e tij të ardhshëm sezonin e ri. Ose të paktën këtë thotë në Spanjë e përditshmja ‘Don Balon’ sipas të cilës, sulmuesi në pronësi të Interit aktualisht në huazim tek PSG, pas një vendimi të marrë bashkë me gruan-agjente Wanda Nara, ka zgjedhur të luajë në Spanje.

Klubi i përzgjedhur është Atletico Madrid i Diego Simeone-s por me sa duket ka edhe disa prapaskena në gjithë këtë histori. Sipas tyre, ka ndodhur një përplasje shumë e madhe ndërmjet Wanda Naras dhe drejtorit sportiv Marotta për këtë vendim të tijin. Por në gjithë këtë histori ka një problem jo të vogël. Gjithmonë duke cituar Don Balon, Icardi mund të transferohet në Spanje sepse ai po bën presion tek Interi.

Ai ka një kontrate deri në vitin 2021 dhe për këtë arsye ai po bën presion që të shitet nën cmim. Atletico ka bërë me dije se nuk paguan më shumë se 40 milione euro ndërsa Interi kërkon 70 milionë euro, të njëjtën shifër që ka edhe PSG si të drejtë blerje në kontratën e huazimit.

Në këtë moment është përplasje totale ndërmjet Wandës dhe Marottes, me zikaltërit që e quajnë këtë ofertë ‘ofenduese’ dhe nuk mendohet se mund të ulen fare në tavolinën e diskutimit me këto shifra.