LIFESTYLE, 22 Korrik 2021, 12:59

Fation Kuqari “sfidon” policinë, poston videon në timon me shpejtësi 215 km/h

Fation Kuqari, një nga të rinjtë dalë nga reality show “Përputhen”, ka sfiduar së fundmi policinë duke ecur me shpejtësi marramendëse në rrugë.

I riu nga Fieri i cili ka një popullaritet të madh në rrjetin social Instagram, ka publikuar një video në Instastory duke ecur me shpejtësi 215 km/h me makinën e tij Audi.

Ky postim i tij vjen në një kohë kur policia vijon aksionet për ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe sensibilizimin e të rinjve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët.