AKTUALITET, 15 Maj 2020, 18:53

Braktis mjetin në kanal dhe largohet me armën e krimit, identifikohet autori i plagosjes në Laç, policia rrethon zonën

Braktis mjetin në kanal dhe largohet me armën e krimit, identifikohet

Detaje të reja zbardhen nga plagosja me armë zjarri e shtetasit Zef Marku në Laç.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes, i cili është shtetasi I. XH., nga Gjorma.

Ndërkohë, forca të shumta policore po krehin zonën dhe po ushtrojnë kontroll në banesën e autorit.

Autori i dyshuar i plagosjes ka braktisur makinën në një kanal dhe është larguar me armën e krimit me vete.