TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF) reagoi pas urdhrit për mbylljen e RTV ORA.
Në një mesazh thuhet se ata janë të shqetësuar për këtë urdhër.
“ECPMF është e shqetësuar me urdhrin për mbylljen e RTV ORA në Shqipëri për shkak të 'mosrespektimit' të masave të Covid-19. Derisa të mbledhim më shumë info, lexoni raportin tonë për Shqipërinë,” thuhet në mesazh.
Ndërkohë raportet e këtyre viteve të fundit nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias kanë shprehur shqetësimin se liria e medias në vend po njeh vetëm përkeqësim.
Situata u bë më e vështirë gjatë pandemisë, ndërsa sot mbërriti edhe ky urdhër.