AKTUALITET, 15 Maj 2020, 18:22

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali sërish i lartë, por ulen të infektuarit e rinj

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali sërish i lartë, por

Në 24 orët e fundit në Itali kanë ndërruar jetë 242 persona, duke e çuar në 31,610 numrin total të viktimave në vend. Shifrat e fundit tregojnë për një ulje në krahasim me një ditë më parë, ku ishin 262 të vdekur.

Të infektuarit e rinj janë ulur në 24 orët e fundit janë shënuar 789 raste, duke shkuar në total 223,885 persona. Numri më i madh i viktimave nga koronavirusi në Itali është në Lombardi.

Shifrat e 24 orëve të fundit mbeten të larja duke shënuar 115 viktima dhe duke e çuar në 15,407 numrin total në këtë rajon. Ndërsa infektimet e reja në këtë rajon janë ulur në 299 më shumë, duke shkuar në 84,119 numri total i të infektuarve.