AKTUALITET, 29 Tetor 2020, 18:52

Bozdo i përgjigjet Ramës për naftëtarët: Zgjidhja është ajo që ka ofruar Basha!

Bozdo i përgjigjet Ramës për naftëtarët: Zgjidhja

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo i është përgjigjur Edi Ramës për rafinerinë dhe grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Bozdo e akuzon Ramës se fitoi bashkë me ministrat e tij nga investitori serioz që erdhi, pa dhe iku me miliona euro pa paguar pagat e naftëtarëve dhe detyrimet ndaj qeverisë.

Ai shton se zgjidhja për situatën e rënduar është ajo që ka ofruar lideri demokrat, Lulzim Basha, 8 milion euro për pagat e padhëna dhe ndjekje penale investitorit të Ramës.

STATUSI NGA ENNO BOZDO

Meqënëse Edi Rama më përmendi sot emrin:

Punëtorët e Rafinerisë janë në grevë sepse investitori serioz i Edi Ramës ia mbathi me dhjetëra milionë euro fitim, pa paguar punëtorët dhe as detyrimet ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ia mbathi në mes të ditës, pa i hyrë gjëmb në këmbë. Këtë skemë e bëri jo vetëm një herë, por 3 herë. Fitoi qindra milionë euro, pa dhënë rroga dhe detyrime.

Investitori serioz i Edi Ramës, regjistroi 3 herë kompani offshore, sigurisht “pa dijeninë” e Edi Ramës. Dhe po tre herë përsëriti të njëjtën skemë: erdhi, pa dhe fitoi.

Bashkë me të fitoi Edi Rama dhe ministrat e tij. Humbën ata që nën këtë qeveri, humbin gjithmonë: njerëzit e varfër dhe punëtorët e pamundur.

Punëtorët aty duan zgjidhje. Duan paratë që u takojnë për punën e tyre të ndershme.

Nuk kanë nevojë për batuta, po për bukë për familjet e tyre.

Zgjidhja është ajo që Lulzim Basha ka ofruar: 8 milionë euro paga të padhëna dhe ndjekje penale për investitorin serioz të Edi Ramës!

https://www.facebook.com/eno.bozdo/posts/10223374251080634