AKTUALITET, 29 Tetor 2020, 17:20

Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, Pompeo: Krenar që mora pjesë! Mundësi e rëndësishme për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë

Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, Pompeo: Krenar që mora

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nëj ditë pas Forumit Ballkanik kundër Anti-Semitizmit ka shprehur krenarinë që mori pjesë virtualisht.

Pompeo thotë se kjo është mundësi e rëndësishme për homazh ndaj trashëgimisë së Shqipërisë për lirinë dhe harmoninë fetare.

Ndër të tjera ai theksoi se ky Forum është gjithashtu në kuadër të përpjekjeve të rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitzimin teksa të gjithë kanë përgjegjësi.

Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë organizoi Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit në një ngjarje historike ku morën pjesë personalitete politike nga Shqipëria si Edi Rama dhe Taulant Balla po dhe nga bota si Mike Pompeo i SHBA apo David Sassoli i PE.

STATUSI NGA MIKE POMPEO

Krenar që mora pjesë virtualisht në Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit në Shqipëri. Një mundësi e rëndësishme për të nderuar trashëgiminë e Shqipërisë të lirisë dhe harmonisë fetare dhe përpjekjeve të rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin. Të gjithë kemi pjesë në këtë përgjegjësi

https://twitter.com/SecPompeo/status/1321840203565322241?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1321840203565322241%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fforumi-ballkanik-kunder-anti-semitizmit-pompeo-krenar-qe-mora-pjese-mundesi-e-rendesishme-per-te-nderuar-trashegimine-e-shqiperise%2F