TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 15-vjeçar është plagosur me thikë sot në Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore i mituri me inicialet K. T., 15 vjeç.
Të njëjtat burime sqarojnë se ka dyshime që djali është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) nga një bashkëmoshatar i tij. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin me inicialet E. Ç., 15 vjeç. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe thika.
Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.