TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona u vranë dhe pesë u lënduan në një shpërthim në uzinën e eksplozivëve Avangard në qytetin Sterlitamak, rajoni i Bashkortostanit.
Shpërthimi në uzinën ndodhi të premten në mbrëmje. Ekspertët mjeko-ligjorë po hetojnë shkakun e shpërthimit.
Ende nuk dihet nëse ai ishte shkaktuar nga sulmet me dronë ukrainas.
Shërbimet e emergjencës thanë se kishin përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit në uzinën Sterlitamak, të cilat kishin vazhduar gjatë gjithë natës.
Ndryshe, uzina Avangard prodhon eksplozivë industrialë dhe çmonton municione. Që nga viti 2022, ajo është kontrolluar nga konglomerati industrial shtetëror rus Rostec.