TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Volodymyr Zelensky iu ka kërkuar ukrainasve që të qëndrojnë larg bazave ushtarake ruse dhe depove të municionit, pas një sërë shpërthimesh të raportuara në Krime, shkruajnë mediat e huaja.
Në fjalimin e tij, Zelensky tha se shpërthimet mund të kenë ndodhur për një sërë shkaqesh, duke përfshirë paaftësinë.
“Por të gjitha këto kanë një pikë të përbashkët: shkatërrimi i logjistikës së pushtuesve, municioneve të tyre, pajisjeve ushtarake dhe posteve komanduese shpëton jetën e njerëzve tanë”, tha ai.