BOTA, 17 Gusht 2022, 13:48

Kina dërgon trupat ushtarakë për stërvitje në Rusi

Kina dërgon trupat ushtarakë për stërvitje në Rusi

Ministria Mbrojtjes në Kinë ka njoftuar sot se do të dërgojë trupa ushtarakë në Rusi për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe vendet e tjera, përfshirë Indinë, Bjellorusinë dhe Taxhikistanin.

Ministria thekson se pjesëmarrja e Kinës në stërvitjet e përbashkëta me Rusinë nuk lidhet me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale.

“Objektivi është thellimi i bashkëpunimit praktik dhe miqësor me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse, zgjerimi i nivelit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet palëve pjesëmarrëse dhe rritja e aftësisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ndryshme të sigurisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.