TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Zelensky ka akuzuar sërish Rusinë për “shantazh bërthamor” lidhur me tensionet në kompleksin Zaporizhzhia. Për ditë të tëra, Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmet ndaj centralit bërthamor që është më i madh në Evropë.
Ukraina thotë se Rusia ka vendosur rreth 500 forca në kompleks, të cilët po e përdorin atë si mburojë për të nisur sulmet kundër qyteteve të Ukrainës.
Zyrtarët këtu pretendojnë se Rusia po krijon këtë krizë në përpjekje për të detyruar Ukrainën dhe vendet e tjera të përmbushin kushtet e tyre. Rusia, nga ana tjetër, i mohon akuzat dhe thotë se trupat e saj, në fakt, po mbrojnë centralin.
Objekti ka qenë nën pushtimin rus që nga fillimi i marsit, megjithëse teknikët ukrainas ende e operojnë atë. Ata po punojnë nën presion, ndërsa ka pretendime se disa janë arrestuar, torturuar dhe rrahur. Thirrjet për lejimin e monitoruesve ndërkombëtarë në sit deri më tani nuk kanë rezultuar në një marrëveshje. OKB-ja thotë se është e gatshme të mbështesë një inspektim nga mbikëqyrësi bërthamor, por të dyja vendet duhet të bien dakord për një vizitë të tillë.