TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i OKB-së Antonio Guterres do të takohen të enjten në Ukrainë, njoftuan Kombet e Bashkuara.
“Me ftesë të presidentit Volodymyr Zelensky, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Lviv të enjten për të marrë pjesë në një takim trepalësh me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë dhe udhëheqësin ukrainas”, tha të martën zëdhënësi i Guterres.
Guterres më pas do të vizitojë qytetin port ukrainas të Odessa në Detin e Zi të premten përpara se të niset për në Turqi.