BOTA, 16 Gusht 2022, 18:01

Putini "vjell vrer" ndaj Perëndimit: Po zgjat konfliktin në Ukrainë, po nxit të tjera

Putini "vjell vrer" ndaj Perëndimit: Po zgjat konfliktin në

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpërthyer ndaj Shteteve të Bashkuara lidhur me luftën në Ukrainë dhe tensionet në Azi.

Lideri 69-vjeçar ka akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të zgjasë konfliktin dhe të nxisë konflikte në pjesë të tjera të botës.

Ai i bëri komentet e tij në Konferencën e Sigurisë në Moskë:

“Sikurse e dimë, Amerika së fundmi vullnetarisht i ka hedhur benzinë zjarrit dhe ka tronditur situatën në Azinë e Paqësorit”, tha Putin.

Fjalimi i tij vjen pas një vizite të një delegacioni amerikan ditën e hënë në Parlamentin e Tajvanit, ku shprehën mbështetje për vetëqeverisjen e ishullit.

Si përgjigje, Putin akuzoi Perëndimin se po krijon aleanca politiko-ushtarake agresive.

“Gjithashtu po shohim se Perëndimi po përpiqet të zgjerojë sistemin e tij në rajonin e Azisë së Paqësorit, ngjashëm me NATO-n në Evropë. Për këtë qëllim po formohen aleanca agresive si AUKUS dhe të tjera”, i shpreh presidenti rus.

Ndërkohë, Kina ka mbajtur stërvitje të reja ushtarake duke përsëritur retorikën e saj se është gati për luftë për Tajvanin, ishulli i vetëqeverisur që Pekini e konsideron pjesë të tijën.