TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liderët e Francës dhe Gjermanisë i kanë kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të nisë menjëherë negociatat me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyn.
Gjatë bisedës së tyre 80 minutëshe Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron i kërkuan Putinit “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse”.
Macron dhe Scholz i bënë apel shefit të Kremlinit që të ketë negociata serioze të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin.
Këshilltari presidencial ukrainas dhe negociatori i bisedimeve të paqes Mykhailo Podolyak tha më herët se çdo marrëveshje me Rusinë nuk mund të jetë me besim të ndërsjellë.
“Çdo marrëveshje me Rusinë nuk vlen asnjë qindarkë. A është e mundur të negociosh me një vend që gënjen gjithmonë në mënyrë cinike dhe propagandistike?” , u shpreh ai, përmes një mesazhi në Telegram.
Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën pas ndërprerjes së bisedimeve të paqes, me negociatat e fundit të njohura ballë për ballë më 29 mars.