TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë vrarë me armë zjarri në qendër të Parisit dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri.
Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar një person.
Sulmi me armë ka ndodhur në një zonë të komunitetit kurd, ndërsa personi i arrestuar është rreth 60 vjeç, thonë zyrtaret franceze.
“Shtatë deri në tetë të shtëna në rrugë, është panik total, ne qëndruam të mbyllur brenda,” tha një dëshmitar.
Në vendngjarje ndodhen një numër i madh i policisë dhe ambulanca, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi, i cili ndodh në prag të Krishtlindjeve.