TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen thotë se dërgimi i ushtarëve të Koresë së Veriut në luftë kundër Ukrainës është një kërcënim për paqen botërore.
Këtë deklaratë ajo e bëri në një komunikim me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, vend i cili, denoncoi dërgimin e trupave koreano-veriore në Rusi.
Sipas një deklarate të Komisionit, ata diskutuan përparimin e bërë në partneritetin e sigurisë dhe mbrojtjes të shpallur në Samitin BE-Kore në maj 2023 në Seul. Fillimi i këtij bashkëpunimi është më në kohë se kurrë, theksoi Ursula von der Leyen, pasi për herë të parë trupat e Koresë së Veriut po vendosen për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Koreja e Veriut po ofron gjithashtu ndihmë gjithnjë e më vdekjeprurëse për Rusinë, e cila sinjalizon një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës kundër Ukrainës dhe kërcënon paqen botërore”, vuri në dukje presidenti i Komisionit Evropian./abcnews.al