TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pothuajse gjysmë dite pas sulmeve ndaj Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zgjodhi sonte të informojë botën se Izraeli i zgjodhi objektivat që sulmoi në Iran vetëm në bazë të interesave të tij kombëtare dhe jo në bindje ndaj urdhrave të SHBA-së.
Zyra e Netanyahut e lëshoi njoftimin në përgjigje të asaj që e quajti një raport “plotësisht të rremë” të televizionit lokal se Izraeli u përmbajt nga goditja e objekteve të gazit dhe naftës iraniane për shkak të presionit nga SHBA.
“Izraeli para-zgjedh objektivat e sulmeve bazuar në interesat kombëtare dhe jo sipas urdhrave amerikanë. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”, tha zyra e kryeministrit izraelit.
Megjithatë, pak më herët, presidenti izraelit Isaac Herzog përshëndeti SHBA-në, aleatin historik të Izraelit, për bashkëpunimin “publik dhe të fshehtë” mes dy vendeve, pas sulmeve izraelite në Iran.
“Dua të falënderoj veçanërisht mikun tonë të madh, SHBA-në, i cili është një aleat i vërtetë, dhe bashkëpunimin tonë publik dhe sekret”, tha ai në një postim në platformën X.