TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moska bën përgjegjës për sulmin e përgjakshëm me 34 të vrarë në Sumy të Ukrainës, një takim ushtarak të komandantëve ukrainas. Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se forcat e saj lëshuan dy raketa Iskander në Sumy, duke e quajtur atë një “sulm të suksesshëm në një objektiv ushtarak”.
Megjithatë, përdorimi i bombave thërrmuese gjatë sulmit ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar.
Në të njëjtën kohë, eksperti i mbrojtjes dhe sigurisë, Michael Clarke ka shprehur një qëndrim të kundërt sot, duke folur për rrjetin britanik Sky News. Clark kundërshtoi se sulmi kishte në të vërtetë synim një takim ushtarak, duke shpjeguar se përdorimi i bombave thërrmuese nuk përputhet me një qëllim të tillë.
“Bombat thërrmuese janë krijuar për të goditur objektivat sipërfaqësore dhe për të shkaktuar viktima masive. Përdorimi i tyre në një mjedis urban është thellësisht i paligjshëm,” theksoi ai. Ukraina nuk e ka komentuar zyrtarisht pretendimin e Rusisë, ndërsa imazhet nga skena e sulmit tregojnë shkatërrim të gjerë në zonat e populluara.