BOTA, 13 Korrik 2023, 18:35

Vladimir Putin paralajmëron: Nëse Ukraina anëtarësohet në NATO, tensione të tjera e presin skenën botërore!

Vladimir Putin paralajmëron: Nëse Ukraina anëtarësohet

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar sot se nëse Ukraina anëtarësohet në NATO, kjo do të “krijojë tensione të mëtejshme në skenën botërore”.

Shefi i Kremlinit shtoi se ai “nuk ishte kundër garancive të sigurisë” për Kievin, por se ai nuk do t’i pranonte ato “duke rrezikuar sigurinë e Rusisë”.

Ai vazhdoi duke thënë se ofrimi i armëve të reja për Ukrainën nga partnerët perëndimorë do të “përshkallëzonte më tej” konfliktin dhe “thjesht do të përkeqësonte situatën”.