TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në rrjet është publikuar sot një video që tregon qytetarë të Ukrainës që ulen në gjunjë në anë të rrugës për të nderuar trupat e një nënë dhe fëmijës së saj që u vranë nga raketat e Vladimir Putinit.
Një numër i madh banorësh në Malaya Mochulka u ulën në gjunjë për të nderuar për herë të fundit, ndërsa përcilleshin për në banesën e fundit, 35-vjeçaren Viktoria Rekuta dhe djalin e saj, Maxim Zharyi, shtatë vjeç.
Nënë e bir po shkonin në një klinikë afër qytetit të Vinnytsia-s rreth orës 10:50 të martën, kur u goditën nga raketat e hedhura nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi. Mes 24 personave të vrarë në sulmin me raketa ishin edh dy fëmijë të tjerë ndërsa të plagosur mbetën 200 persona të tjerë.
Ksenia Denisyuk, një mik i Viktorias tha për djalin e saj të vogël: “Ai ishte një fëmijë solar dhe i jashtëzakonshëm.”