BOTA, 18 Korrik 2022, 09:29

Sulm me armë në një qendër tregtare në SHBA, raportohet për disa të vdekur dhe të plagosur

Sulm me armë në një qendër tregtare në SHBA, raportohet

Tre persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një qendër tregtare në Greenwood, në Indiana të Shteteve të Bashkuara.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale. Hetuesit besojnë se i armatosuri ende i paidentifikuar, u qëllua dhe u vra nga një 22-vjeçar i armatosur ligjërisht, i cili u ndodh në vendngjarje dhe pa të shtënat e ndërmarra nga atentatori.

Viktimat e sulmit janë një mashkull dhe katër femra, duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare, prindërit e së cilës e sollën në spital me lëndime të lehta pas të shtënave.

Olivia Harding, një dëshmitare okulare, tha se ajo ishte në qendrën tregtare kur së bashku me nën e saj dëgjuan katër të shtëna dhe menduan se karuseli aty pranë po prishej.

“Dëgjuam rreth 6 të shtëna dhe në atë moment pamë të gjithë njerëzit duke vrapuar” i tha Harding filialit të CNN WISH.

Harding tha se trauma e sulmit mund të bëjë që ajo të mos kthehet më në një qendër tregtare “për një kohë shumë të gjatë”.

Ka pasur 350 të shtëna masive këtë vit në Shtetet e Bashkuara  duke hapur një debat mjaft të fortë në lidhje me kufizimet që duhet të shtohen në lidhje me armëmbajtjen.