BOTA, 18 Korrik 2022, 15:28

Kriza energjitike, Von der Leyen: Brenda pak vitesh do të dyfishojmë furnizimin e gazit nga Azerbajxhani

Kriza energjitike, Von der Leyen: Brenda pak vitesh do të dyfishojmë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një vizitë në Baku, në përpjekje për të dyfishuar dërgesat e gazit natyror nga Azerbajxhani.

“Sot jam në Azerbajxhan dhe për të nënshkruar një marrëveshje të re. Synimi ynë është të dyfishojmë furnizimin e gazit nga Azerbajxhani në BE, brenda pak vitesh”, është shprehur në mesazhin e saj Von der Leyen.

Më tej ajo është shprehur se në lidhje me këtë situatë, BE po iu drejtohet furnizuesve më të besueshëm të energjisë.