TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aeroplan me 30 persona në bord është rrëzuar dhe përmbysur në tokë gjatë uljes në aeroportin e kryeqytetit të Somalisë.
Por fatmirësisht nga aksidenti, që mund të kishte rezultuar tragjik, nuk ka pasur viktima.
Pamjet pranë aeroportit të Mogadishu tregojnë tymin e dendur të zi që ngrihet nga vendi i ngjarjes.

Zjarrfikësit shuajtën flakët dhe në video shihet avioni Fookker 50, i përmbysur në tokë. Avioni i përkiste linjës ajrore Jubba Airways dhe po udhëtonte nga qyteti i Baidoa në kryeqytet.
Pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan të gjithë, sipas autoriteteve të aeroportit. Ndërsa nuk dihet ende shkaku i ngjarjes.
Video: A Jubba Airways domestic flight from Baidoa to Mogadishu crashes outside Mogadishu International Airport, #Somalia on Monday morning. All 33 passengers and crew luckily survived, as per airport officials. (Video @SONNALIVE ). pic.twitter.com/dZHWmpCyo2
— Abdalle Ahmed Mumin (@Cabdalleaxmed) July 18, 2022