BOTA, 25 Mars 2025, 11:54

VIDEO/ U gjendën të pajetë, publikohen pamjet kur policia futet në shtëpinë e Gene Hackman dhe Betsy Arakawa

VIDEO/ U gjendën të pajetë, publikohen pamjet kur policia futet

Policia e kontesë Santa Fe në Nju Meksiko ka publikuar pamjet e forcave të policisë që mbërritën në shtëpinë e aktorëve Gene Hackman dhe Betsy Arakawa më 26 shkurt, ditën kur çifti u gjet i vdekur.

Pamjet tregojnë momentet e para kur oficerët e policisë mbërrijnë në banesë, duke folur me dëshmitarët që shprehin shqetësimin e tyre.

“Diçka nuk shkon, diçka nuk shkon”, dëgjohet të thotë një dëshmitar. Sipas asaj që është regjistruar, kalimtarët kanë qenë të ngarkuar emocionalisht teksa kanë përshkruar në polici atë që kanë parë: Kam ecur kështu dhe pashë diçka të shtrirë atje dhe befas shoh këtë, të dy. Më falni, thotë një dëshmitar okular i tronditur.