TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ky ka qenë një raund intensiv bisedimesh dhe negociatash këtu në Riad, ndërsa delegacioni amerikan po përpiqet të arrijë të paktën një armëpushim të pjesshëm në këtë luftë.
Skuadra amerikane kaloi 12 orë dje e mbyllur me skuadrën ruse brenda një hoteli luksoz.
Bisedimet e tyre u fokusuan në arritjen e një armëpushimi në Detin e Zi, ku raketat dhe dronët nënujorë të Ukrainës kanë dëmtuar rëndë marinën ruse.
Moska thuhet se është e prirur të ringjallë një marrëveshje të drithit në Detin e Zi, që i lejon të dy vendet, Rusinë dhe Ukrainën, të eksportojnë prodhime nga deti, pa u sulmuar.
Tema të tjera, të diskutuara në bisedimet midis delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës, përfshijnë hartimin e një liste me disa centrale energjetike që do të jenë të ndaluara për sulm.
Nëse mund të arrihet qoftë edhe një armëpushim i pjesshëm për këto qëllime të kufizuara, atëherë këto bisedime të Riadit do të përbëjnë përparim./BBC