TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mark Carney parashikohet të shpallë sot zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme më 28 prill.
Liberalët thanë të shtunën se Carney do të kandidonte për të përfaqësuar Nepean, periferinë e Otavës, duke vënë në dukje në një postim në media sociale se, Otava është vendi ku ai u rrit në familjen e tij dhe ia kushtoi karrierën e tij shërbimit publik.
Fushata zgjedhore për 343 vende në Dhomën e Komunave do të zgjasë 37 ditë.
Partia që drejton shumicën në Dhomën e Komunave, qoftë e vetme ose me mbështetjen e një partie tjetër, do të formojë qeverinë e ardhshme dhe lideri i saj do të jetë kryeministër.
Carney zëvendësoi Justin Trudeau, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në janar, por mbeti në pushtet derisa partia qeverisëse Liberale zgjodhi Carney më 9 mars.
Kryeministri i 24-të i Kanadasë, më 14 mars ka thënë se qeveria në një kohë krize ka nevojë për një mandat të fortë dhe të qartë.
Konservatorët e opozitës kishin shpresuar të bënin zgjedhjet duke patur përballë Trudeau, popullariteti i të cilit ra pasi çmimet e ushqimeve dhe banesave u rritën dhe emigracioni u rrit. Por pas dekadash stabiliteti në marrëdhëniet SHBA-Kanada, votimi pritet të përqendrohet në vend të asaj se kush është më i mirë për t’u marrë me Trump.
Carney, 60 vjeç, ishte kreu i Bankës së Kanadasë gjatë krizës financiare të vitit 2008. Në vitin 2013 ai u bë i pari jo-shtetas i Mbretërisë së Bashkuar që drejtoi Bankën e Anglisë – duke ndihmuar në menaxhimin e ndikimit të Brexit.
Pierre Poilievre, lideri i konservatorëve, është sfiduesi kryesor i Carney.
Sulmet e shpeshta të Trump ndaj sovranitetit të Kanadasë kanë zemëruar kanadezët. Kjo ka çuar në një rritje të nacionalizmit që ka forcuar shifrat e sondazheve liberale.