BOTA, 14 Maj 2025, 20:31

Vendimi i parë/ Papa Leone XIV ofron ndërmjetësim në konfliktet ndërkombëtare

Vendimi i parë/ Papa Leone XIV ofron ndërmjetësim në

Papa Leone XIV ofroi sot ndërmjetësimin në konfliktet ndërkombëtare gjatë një audience me përfaqësuesit e Kishave Lindore, në Vatikan.

Selia e Shenjtë është gjithmonë e gatshme të ndihmojë armiqtë të ulen në një tavolinë, të përballen me njëri-tjetrin dhe të flasin me njëri-tjetrin”, tha Papa Leone.

Papa i parë i lindur në SHBA, i njohur më parë si Kardinali Robert Francis Prevost, bëri një thirrje ndaj udhëheqësve politikë që të bashkohen dhe të negociojnë.

“Unë, për veten time, do të bëj gjithçka që kam në dorë që kjo paqe të zgjasë. Lufta nuk është kurrë e pashmangshme”, tha ai.

Papa Leone XIV, i cili u zgjodh për të pasuar Papa Françeskun në një konklavë javën e kaluar – përmendi konflikte të shumta në vazhdim, nga Gaza dhe Ukraina në Liban, Siri, Tigrai dhe Kaukaz.

“Fqinjët tanë nuk janë armiqtë tanë së pari, por njerëzit e tjerë”, tha 69-vjeçari.

“Kisha nuk duhet të lodhet kurrë duke këmbëngulur: “Le të ndalen armët”, shtoi ai.

Deklarata e tij erdhi disa ditë pasi Papa Leone kërkoi t’i jepej fund konflikteve globale – në lutjet e tij të para të së dielës.

Ceremonia e zgjedhjes së tij ne krye të Vatikanit do të mbahet të dielën në Vatikan, me pjesëmarrjen e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance.