BOTA, 14 Maj 2025, 20:56

Çfarë po ndodh në Ankara, mbi 100 të vdekur në 3 muaj nga pirja e alkoolit 

Çfarë po ndodh në Ankara, mbi 100 të vdekur në 3 muaj

Më shumë se 100 persona kanë vdekur në kryeqytetin turk, Ankara, gjatë tre muajve të fundit, pasi kanë pirë alkool të falsifikuar.

“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka nisur një hetim mbi prodhimin dhe shitjen e alkoolit”, raportoi sot agjencia turke e lajmeve DHA.

Raporti tha se 109 persona kishin vdekur dhe 29 prej tyre ende po trajtoheshin në kujdesin intensiv.

Hetuesit kanë arrestuar 44 të dyshuar deri më tani. Alkooli i prodhuar ilegalisht është një problem i përsëritur në Turqi, ku pijet alkoolike janë relativisht të shtrenjta për shkak të taksave të larta.