BOTA, 18 Shkurt 2022, 18:53

Video që nuk duhet humbur/ Pilotët "heronj" ulën avionët gjatë stuhisë së tmerrshme "Eunice" në Angli

Video që nuk duhet humbur/ Pilotët "heronj" ulën
Avionë duke u ulur në Heathrow

Mbretëria e Bashkuar është përfshirë nga stuhia "Eunice", që prej orëve të para të mëngjesit, stuhi që ka shkaktuar kaos në mbarë vendin, me të paktën tre viktima, disa të plagosur, shumë banesa që kanë mbetur pa energji, fluturime të anulluara, shkolla të mbyllura e shumë dëme materiale. 

Pamjet nga disa prej fluturimeve që nuk janë anulluar ditën e sotme, janë kthyer në virale dhe po bëjnë xhiron e rrjetit. Pilotët "heronj", kanë arritur të ulin avionët në aeroportin Heathrow, mes erës së fortë. 

Mos e humbisni këtë video, një përmbledhje me pamjet e avionëve të ulur gjatë stuhisë. 

STUHIA "EUNICE"

Stuhia “Eunice” ka “mbërthyer” Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar kaos që orej orëve të para të mëngjesit. 

Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën. 

Rreth 200 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që janë anulluar shumë fluturime dhe është bllokuar një pjesë e transportit publik, veçanërisht trenat.

Në Londër, disa copëza të çatisë së "O2 Arena" janë shkëputur për shakk të erës së fortë, po kështu mjaft banesa kanë pësuar dëmtime në çati dhe shumë pemë janë rrëzuar. 

Miliona personave u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që janë mbyllur qindra shkolla.

Zyra Meteorologjike ka lënë në fuqi paralajmërimin portokalli, që tregon rrezik potencial për jetën.

Në Isle of Wright është vendosur rekordi me erën prej 122 milje në orë, duke thyer rekordin e vendosur në vitin 1979, me erë deri në 118 milje në orë në Gwennap Head, Cornwall.