TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbretëri e Bashkuar - Stuhia “Eunice” ka “mbërthyer” mbarë vendin, duke shkaktuar kaos që orej orëve të para të mëngjesit.
Tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën.
Rreth 200 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që janë anulluar shumë fluturime dhe është bllokuar një pjesë e transportit publik, veçanërisht trenat.
Në Londër, disa copëza të çatisë së "O2 Arena" janë shkëputur për shakk të erës së fortë, po kështu mjaft banesa kanë pësuar dëmtime në çati dhe shumë pemë janë rrëzuar.
Miliona personave u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që janë mbyllur qindra shkolla.
Zyra Meteorologjike ka lënë në fuqi paralajmërimin portokalli, që tregon rrezik potencial për jetën.
Në Isle of Wright është vendosur rekordi me erën prej 122 milje në orë, duke thyer rekordin e vendosur në vitin 1979, me erë deri në 118 milje në orë në Gwennap Head, Cornwall.