Desktop - General - 1
BOTA, 18 Shkurt 2022, 14:37

SHBA: Rusia ka grumbulluar rreth 190 mijë trupa ushtarake në Ukrainë

SHBA: Rusia ka grumbulluar rreth 190 mijë trupa ushtarake në

SHBA ka deklaruar se numri i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës është më i lartë se sa është raportuar.

Michael Carpenter, ambasadori i SHBA-ve në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë tha në një deklaratë në një takim të OSBE-së se numri mund të jetë dyfishuar që nga fundi i muajit të kaluar.

Ne vlerësojmë se Rusia ka të ngjarë të ketë vendosur midis 169,000-190,000 trupa ushtarakë në kufi me Ukrainën në krahasim me rreth 100,000 në 30 janar”.

Sipas tij, ky është mobilizimi më i madh ushtarak në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.