BOTA, 18 Shkurt 2022, 09:05

Rusia tërheq një pjesë tjetër të trupave ushtarake nga Krimea

Rusia tërheq një pjesë tjetër të trupave ushtarake nga

Sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, disa njësi të këmbësorisë janë tërhequr nga Krimea.

Tanket thuhet se janë kthyer në bazat e tyre në rajonet e Dagestanit dhe Çeçenisë pas përfundimit të stërvitjeve në Krime, shkruan The Guardian

Gjatë ditëve të fundit, Rusia ka pretenduar se ka tërhequr trupat nga kufijtë e Ukrainës, madje duke transmetuar video të këmbësorisë që largohen. Megjithatë, liderët perëndimorë janë skeptikë në lidhje me tërheqjen e trupave rusë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi se nuk kishte prova se Rusia kishte tërhequr forcat ushtarakë, duke thënë në një takim të fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën gjatë ditëve të ardhshme.