BOTA, 28 Shkurt 2022, 17:01

VIDEO/ Lufta në Ukrainë, momenti kur droni shkatërron sistemin anti-ajror të Rusisë

VIDEO/ Lufta në Ukrainë, momenti kur droni shkatërron sistemin

Ukraina është duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale si edhe në njerëz ushtrisë ruse që ka pushtuar vendin prej pesë ditësh. Burime zyrtare nga ushtria ukrainase bëjnë me dije se deri më tani janë vrarë 5 300 ushtarë rusë dhe janë shkatërruar 196 tanke, krahas disa sitemeve anti-ajrore siç janë ato BUK.

Ukraina është duke përdorur disa dronë TB2 të Turqisë, me të cilët herë pas here sulmon ushtrinë ruse në tokë.

Ushtria ukrainase ka publikuar pamjet e një sulmi me dron ndaj një sistemi anti-ajror BUK të Rusisë disa kilometra në veri-perëndim të Kievit