TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson tha të dielën se BE-ja duhet të përgatitet për ardhjen e miliona refugjatëve ukrainas.
“Është shumë e vështirë të merret me mend se sa, por unë mendoj se ne duhet të jemi të përgatitur për miliona,” tha Johansson.
Ajo shtoi se deri më tani “rreth 300,000 ukrainas kanë ardhur në vendet anëtare të BE-së”.
Ministrat e Brendshëm nga e gjithë BE-ja po takohen në Bruksel për të diskutuar pasojat nga kriza në Ukrainë.
Johansson tha se ajo do të “lançojë një platformë solidariteti” për të koordinuar llojet e ndryshme të mbështetjes që do të kenë nevojë shtetet anëtare dhe “për ukrainasit që po ikin nga Ukraina”.