TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më shumë se gjysma e rezervave të bankës qendrore të Rusisë do të bllokohen si pjesë e sanksioneve të reja të BE-së kundër vendit, njoftoi të dielën kryediplomati i BE-së Josep Borrell.
Duke folur së bashku me shefen e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen në Bruksel, Borrell tha më vonë të dielën se do të sigurojë miratimin politik të 27 vendeve anëtare të BE-së për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.
Nje dite me pare Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vendet kryesore evropiane, përfshirë Gjermaninë, kanë rënë dakord të heqin “bankat e zgjedhura ruse” nga sistemi i pagesave Swift.