BOTA, 15 Maj 2022, 01:03

Ukraina fiton Eurovision, "lumë" votash nga publiku për "Kalush Orchestra"

Ukraina fiton Eurovision, "lumë" votash nga publiku për
Eurovision

Ukraina është shpallur fituese e Eurovision, me Kalush Orchestra, në eventin e mbajtur në Torino të Italisë. 

Në vendin e dytë u rendit Mbretëria e Bashkuar dhe në të tretin Spanja. 

Ukraina mori plotë 631 pikë dhe arriti të fitojë për shkak të votave të publikut. Me sa duket në të gjithë vendet europiane, qytetarët janë solidarizuar me situatën në këtë vend, si pasojë e pushtimit rus. 

Më shumë vota nga juritë e vendeve pjesëmarrëse arriti të marrë Mbretëria e Bashkuar me Sam Ryder. 

Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin, konkuroi me këngën “Stefania”, e cila është bërë himn në Ukrainë.

E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, Stefania është gjithashtu më e klikuara në YouTube në mesin e 35 shteteve të ndryshme.

Grupit prej gjashtë personash iu dha leje e veçantë për të udhëtuar në Torino të Italisë, ndërsa një nga anëtarët ka qëndruar në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve.