BOTA, 30 Shtator 2022, 09:36

VIDEO/ Donte t’i vriste qenin me armë, polici ekzekuton 49-vjeçarin që kërkohej për grabitje

VIDEO/ Donte t’i vriste qenin me armë, polici ekzekuton

Policia e Arizonës qëlloi për vdekje një të dyshuar pasi ky i fundit i drejtoi armën në kokë një qeni police.

Departamenti i Policisë Tucson publikoi pamjet nga kamera e trupit të një oficeri që tregonte një burrë i cili i kishte drejtuar armën e tij qenit K9, ndërsa ky i fundit e kishte kapur nga këmba dhe u përpoq ta frenonte.

Duke parë të dyshuarin që i drejtoi armën qenit, policia nuk hezitoi të hapte zjarr dhe ta vriste të dyshuarin, të cilin autoritetet e kërkonin për grabitje bankash.

49-vjeçari Francisco Javier Galarza u pa teksa hynte në një dyqan komoditeti mesditën e 25 gushtit, ndërsa oficerët tentuan ta ndalonin në parking dhe i dyshuari u përpoq të ikte.

Pastaj oficeri i policisë Barry Peterson urdhëron qenin e quajtur Kirko të ndiqte dhe të neutralizonte të dyshuarin.

Qeni arrin të kapë 49-vjeçarin, i cili nxori armën dhe e drejtoi drejt tij dhe para se të mund të tërheqë këmbëzën u qëllua për vdekje nga policia.

Ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse përdorimi vdekjeprurës i forcës ishte i justifikuar në këtë rast.