TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat ruse kanë ndezur zjarrin në një termocentral bërthamor në Ukrainën jugore, ka thënë Volodymyr Zelensky.
Flakët mund të shiheshin në ambientet e uzinës Zaporizhzhia, e cila është pushtuar nga forcat ruse për pjesën më të madhe të luftës, tha presidenti ukrainas.
Në një deklaratë në platformën X, ai tha se treguesit e rrezatimit ishin normal, ndërsa ndau një video që pretendonte të tregonte zjarrin, pamje të cilat ende nuk janë verifikuar.
Një zyrtar lokal në qytetin ukrainas të Nikopol, tha se kishte informacione jozyrtare se forcat ruse u kishin vënë flakën gomave të shumta në kullat ftohëse.
Ai u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë.
Autoritetet ruse përgjegjëse për centralin thanë se zjarri kishte filluar pranë kullave ftohëse të uzinës dhe ekipet e shpëtimit po punonin për ta shuar atë.