TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy emigrantë kanë vdekur duke tentuar të kalojnë nga Franca në Britani, me një varkë të vogël.
Incidenti ndodhi në det, midis Calais dhe Dunkirk, në Francë, të dielën në mëngjes, tha një zyrtar francez i marinës për BBC.
Më shumë se 50 emigrantë u shpëtuan nga e njëjta varkë dhe operacioni ende vijon.
Zyrtarët francezë thanë se 25 emigrantë kanë vdekur duke tentuar të kalojnë korsinë më të ngarkuar të transportit detar në botë këtë vit.
Qeveria e re laburiste është zotuar të ndalojë këto kalime të rrezikshme duke rritur luftën ndaj bandave kriminale që trafikojnë emigrantët.